Celebrities Gossip Music Showbiz

Martohen A$AP Rocky dhe Rihanna?! Projekti i ri muzikor i reperit ngjall dyshimet!

Reperi i njohur A$AP Rocky së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor që i dedikohet partneres së tij shtatzënë Rihanna. Reperi i referohet të dashurës së tij si një “engjëll”, “perëndeshë” dhe “shoqja e zemrës” në tekstin e këngës me titull “DMB”, por jo vetëm kaq, disa detaje na bëjnë të mendojmë se ata mund të jenë martuar.

Videoja flet për jetën e tyre së bashku, ku Rihanna shfaqet në krah të reperit, në kohë të mira dhe të këqija dhe në fund të videos ylli i muzikës botërore shfaqet si një nuse. Shumë besojnë se dyshja kanë treguar se në fakt janë burrë dhe grua.

Rikujtojmë që miqësia mes dyshes daton prej më shumë se një dekade. Ata bashkuan forcat për një remix të “Cockiness (Love It)” në 2012. Rocky më pas iu bashkua turneut të saj në 2013. Miqësia e tyre vazhdoi për disa vite, derisa Rihanna u nda nga Hassan Jameel në fillim të 2020 dhe nisi një romancë me reperin ndërsa zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Rikujtojmë se një tjetër akuzë tradhtie ka ardhur së fundmi për A$AP Rocky. Një britanike 45 vjecare, nënë e tre fëmijëve, pretendon se A$AP Rocky, i ka dërguar mesazhe fshehurazi për muaj të tërë. Sipas ‘The Sun’, Jilly O’Donnell, thotë se është kontaktuar nga reperi në Instagram dhe është ‘bombarduar’ me mesazhe flirtuese. Ky pohim i saj vjen pak kohë pasi këngëtari mohoi fjalët se e kishte tradhëtuar të dashurën e tij shtatzënë, Rihanna me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi.

Rocky, risjellim në vëmendje se u arrestua së fundmi në Los Angeles. Ai u kap kur mbërriti nga Barbados në aeroportin LAX të metropolit me një avion privat dhe në terminal është pritur nga disa agjentë që e morën në pranga. Sipas faqes së lajmeve “TMZ”, ai akuzohet se është përfshirë në të shtëna nëntorin e kaluar.