Celebrities Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky prindër për herë të parë, vjen në jetë vogëlushi i tyre!

Këngëtarja e njohur, Rihanna është bërë nënë për herë të parë. Themeluesja e “Fenty Beauty” lindi fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky më 13 maj në Los Angeles dhe është djalë, sipas mediave të huaja. Lajmi i gëzuar është konfirmuar nga burime të afërta pranë çiftit, por asnjëri nga ata nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Megjithatë ende nuk është bërë i ditur emri i vogëlushit. Lajmi për shtatzëninë e Rihanna-s  u bë publik në fund të muajit janar pasi u shfaqën foto të këngëtares 34-vjeçare, e cila shfaqte me krenari barkun e rrumbullakosur teksa shkonte për një shëtitje me partnerin e saj, reperin Rocky.

Shpeshherë Rihanna është parë në publik e veshur me veshje tepër të guximshme dhe për këtë është komentuar pozitivisht por ka marrë edhe kritika të shumta. Para disa kohësh ajo u shpreh se:

Unë personalisht kam thënë se nuk do të blej kurrë rroba për shtatzëni. Unë nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që njerëzit më thanë të bëja më parë. Stili im i shtatzënisë është më “rebel”. Kur shihja se si gratë visheshin gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur ndryshe. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë.

Ndërkaq, së fundmi reperi i njohur A$AP Rocky së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor që i dedikohet partneres së tij shtatzënë Rihanna. Reperi i referohet të dashurës së tij si një “engjëll”, “perëndeshë” dhe “shoqja e zemrës” në tekstin e këngës me titull “DMB”, por jo vetëm kaq, disa detaje na bëjnë të mendojmë se ata mund të jenë martuar.

Videoja flet për jetën e tyre së bashku, ku Rihanna shfaqet në krah të reperit, në kohë të mira dhe të këqija dhe në fund të videos ylli i muzikës botërore shfaqet si një nuse. Shumë besojnë se dyshja kanë treguar se në fakt janë burrë dhe grua.