Celebrities Gossip Showbiz

Rina ekspozon të pasmet në Instagram dhe gjithçka mund të themi është thjesht ‘wow’!

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila së fundmi ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

E së fundmi me postimin e bërë në llogarinë e saj në Instagram mund të themi pa diskutim se i ka ‘vënë flakën’ rrjetit! Me anë të një karuseli fotografish, teksa shfaqet e veshur me rroba banjo, bukuroshja nuk ka treguar të ekspozohet ashtu si zakonisht, por këtë herë padyshim që duket një ‘bombë’ e vërtetë.

Së fundmi bukuroshja na ka surprizuar me lajmin se do të sjellë një album të plotë. Ajo gjithashtu na ka treguar dhe titullin e albumit dhe të këngëve që ai do të mbarttë. Teksa krahas tyre, Rina na ka zbuluar datën e publikimit që për të ka një simbolikë shumë të veçantë. Albumi me 9 këngë do të lançohet me 9 nëntor. Të gjitha këto 9-ta përkojnë me vitin e saj të lindjes që është 1999.

B A L E R I N A 9.9tor. Tash koha jeme ka ardhë!

1. BAD ROSITA
2. CALIFORNIA
3. ADDICTION
4. AVER
5. MIA
6. CHACHA (ft. @isyourboysinboy )
7. SATIVA
8. 1 JOINT
9. FIGHTER

1 9 9 9.

Në klipin e saj më të fundit, “Aver”, këngëtarja na shfaqet me një ‘look’ të ri që për hir të së vërtetës na befason shpesh me ndryshimet në pamjen e saj. Por, përpos kësaj, bukuroshja na ka surprizuar edhe me diçka tjetër dhe bëhet fjalë pikërisht për modelin protagonist që është Andi Artani, i njohur nga publiku si ish- konkurrent i “Për’Puthen”. Më herët Andi është shfaqur edhe në klipin e këngës së Diona Fonës, ku u përfol asokohe edhe për një lidhje me këngëtaren.

Me një stil tepër të veçantë, një zgjedhje e duhur e modelit në klip, Rina sa vjen dhe na befason me projektet e reja muzikore që sjell.