Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv

Rita Ora na zbulon pak nga filmi i saj më i ri!

Së fundmi këngëtarja e njohur Rita Ora është rikthyer në punë për xhirimet e serialit të ardhshëm të ‘The Masked Singer’ në Mbretërinë e Bashkuar. Vetë Rita dukej më rrezatuese se kurrë më parë teksa pozoi për një sërë fotosh shumë të bukura ndërkohë që edhe shoqërohej me kolegun e saj Jonathan Ross.

Bukuroshja me origjinë shqiptare postoi gjithashtu edhe një foto të Jonathan-it, I cili ishte ulur në një makinë blu vintage jashtë studios ndërsa buzëqeshte para kamerës. Ajo iua kishte lënë në dorë fansave që ti përigjeshin pyetjes që kishte drejtuar në postimin e saj.

Vlen për t’u përmendur se këngëtarja e hitit ‘For You’ bleu një shtëpime vlerën prej 8 milionë paund në Londrën Veriore në muajin shkurt. Ylli thuhet se e ka bërë blerjen me ndihmën e një kredie nga banka e Mbretëreshës Coutts & Co. Banka ofron shërbime bankare private dhe menaxhim të pasurisë me vlerë të lartë neto për individë të caktuar.

Sipas ‘The Mirror’, kompania e Ritës me titull ‘Rora Properties’  e bleu këtë pronë. Babai i këngëtares super yll, Besniku, thuhet se ka qenë dëshmitar i dokumenteve të hipotekës, sipas dokumenteve të dorëzuara në Companies House.

Rikujtjmë se së fundmi këngëtarja e njohur Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi dukeshin jashtëzakonisht bukur gjatë parakalimit në tapetin e kuq teksa ndoqën premierën e “Eternals” në Los Angeles, para pak javësh. Çifti nuk ishte vetëm pasi ata u panë edhe në shoqërinë e aktorëve të tjerë të famshëm si: Angelina Jolie, Salma Hayek dhe Richard Madden.

Gjatë kohës që ata parakalonin në tapetin e kuq dukeshin shumë të lumtur teksa përqafoheshin, buzqeshnin dhe pozonin së bashku për kamerat që nuk ndalnin së fotografuari dyshen.