Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja cili ishte çifti që shkëlqeu në premierën e filmit ‘Eternals’…

Së fundmi këngëtarja e njohur Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi dukeshin jashtëzakonisht bukur gjatë parakalimit në tapetin e kuq teksa ndoqën premierën e “Eternals” në Los Angeles, mbrëmjen e djeshme. Çifti nuk ishte vetëm pasi ata u panë edhe në shoqërinë e aktorëve të tjerë të famshëm si: Angelina Jolie, Salma Hayek dhe Richard Madden.

Gjatë kohës që ata parakalonin në tapetin e kuq dukeshin shumë të lumtur teksa përqafoheshin, buzqeshnin dhe pozonin së bashku për kamerat që nuk ndalnin së fotografuari dyshen.

Këngëtarja e hitit “Your Song” kishte veshur një fustan të bardhë me një model asimetrik ndërsa regjisori i njohur dhe së fundmi i “Thor: Love and Thunder” dukej mjaft elegant me kostumin gri. Këto kanë qenë disa ditë të ngarkuara për çiftin pasi ata u panë edhe duke marrë pjesë në koncertin e Rolling Stones në Los Angeles gjatë fundjavës.

Rikujtojmë se së fundmi, ajo që ka surprizuar të gjithë fansat ka qenë pikërisht një postim në rrjetin e tij social Instagram të Taika-s i cili ka postuar të dashurën e zemrës, Rita-n teksa performon në koncertin e saj në Kullën Eiffel dhe këtë video e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Vazhdo kështu, zog!

“Zog” është një fjalë që ne e përdorim shpesh në përditshmërinë tonë kur i drejtohemi me përzemërsi dikujt dhe mesa duket kjo fjalë qenka e preferuar edhe për Taikën. Vlen të përmendmi gjithashtu se  këngëtarja së fundmi ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku duket dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar me një emoji dhe fansat kaq deshën.