Gossip Showbiz

Robert Berisha duke shijuar një romancë të re me modelen italiane…

Modelja e njohur italiane, Maria Bove, ditët e fundit tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Kjo pas publikimit të një videoje, në të cilën shfaqet duke u puthur në buzë me artistin shqiptar, Robert Berisha.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe dyshja po vazhdojnë të shoqërohen akoma me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme ka qenë Bove, ajo e cila ka ndarë një tjetër video në InstaStory ku shfaqet me Robertin në ashensor.

Maria thuhet se është një modele e influencere ndërkombëtare, e cila në vitin 2011 ishte finalistja italiane në garën ndërkombëtare ‘Miss Bota’.