Prej pak kohësh në media kanë qarkulluar lajmet se Roberti dhe Nora janë drejt ndarjes dhe këtë herë thashethemet qëlluan në shenjë.
Mbrëmjen e kaluar ka qenë vetë artisti i njohur ai i cili bëri të ditur këtë ngjarje të trishtë duke theksuar se mes tij dhe Norës nuk ka më dashuri por ata do të jenë shokë përjetë dhe prindër të devotshëm të vogëlushes së tyre.
Roberti në postimin e tij në Instagram ka falenderuar Norën për kujtimet e paharrueshme që i ka dhuruar, gjithashtu edhe për faktin se i ka dhënë mundësinë të bëhet baba.
Nga postimi i tij kuptohet se vendimi për tu ndarë ka qenë i përbashkët dhe ata do të vazhdojnë të jenë në jetën e njëri-tjetrit si miq të mirë.