Celebrities Gossip Music Showbiz

Romeo Veshaj vjen me një bashkëpunim muzikor me këngëtaren e njohur, por cila është ajo?

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

E duket se shumë shpejt Romeo do të vijë me një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Diona Fona.  Këtë na e kanë treguar vetë artistët me anë të një postimi në Instagram, ku kanë postuar një video teksa të dy improvizojnë një pjesë nga kënga e tyre e re. Ky projekt muzikor titullohet “Amante” dhe do të publikohet së shpejti.

Këtë sezon ka nisur përsëri emisioni shumë i ndjekur nga të gjithë “Më lër të flas”, i cili moderohet nga Romeo dhe Donaldi e deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara. Së fundmi Romeo ka postuar në Instostory një video, ku na ka treguar se dikush shumë i rëndësishëm për të e ka surprizuar gjatë xhirimeve të emisionit dhe është pikërisht babai i tij. Romeo ka postuar një video me të duke e përqafuar.