Sport

Ronaldo pranë largimit, Ten Hag ka gati listën me 3 emra për sulmin!

Manchester United mendon për të ardhmen dhe bëhet fjalë për sulmin.

Cristiano Ronaldo vijon të jetë një temë e nxehtë, por duket se portugezi nuk është problem kryesor i klubit.

Anglezët po mendojnë për merkaton e ardhshme dhe në skenë kanë dalë 3 emrat kryesorë për sulmin.

Bëhet fjalë për, Patrik Schick, Jonathan David dhe Moussa Dembele.

26-vjeçari i Bayer Leverkusen zhvilloi një sezon shumë të mirë në aspektin personal sezonin e kaluar me “aspirinat”, ndërsa po bën mirë edhe në këtë aktual dhe është një dëshirë e trajnerit Ten Hag.

Holandezi ka në listë edhe sulmuesin e Lille, Jonathan David. Kanadezi është njeriu lider I francezëve dhe jo vetëm, pasi ka një marrëdhënia shumë të mirë edhe me golin, 9 të tillë në 12 javët e paratë kampionatit dhe për shërbimet e tij interesohen disa skuadra, ndaj për të arritur te ai nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në fund, një tjetër sulmues nga kampionati francez dhe bëhet fjalë për Moussa Dembele I Lyon.  26-vjeçari ka luajtur më parë në Angli me Fulham, ndërsa ka qenë pjesë e Celtic edhe Atletico Madrid, por ky sezon nuk po shkon shumë mirë për të, pasi te Lyon, vëmendjen e ka “rrëmbyer” Alexandre Lacazette. Deri më tani, Dembele ka shënuar vetëm dy gola dhe nuk është një titullar fiks, por Ten Heg duket se beson ende te cilësitë e tij.

Drejtuesit e Manchester United treguan edhe në merkaton e verës se janë në gjendje të plotësojnë çdo dëshirë të trajnerit holandez dhe ky I fundit pritet që të ndjek me vëmendje të tre lojtarët që në fund të përzgjedh të duhurin.