Celebrities Gossip Showbiz

Ronaldo Sharka i komentoi në videon me Kiara Titon, Luiz Ejlli nuk përton t’i përgjigjet!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Ditën e djeshme, Luiz Ejllika postuar në “Instastory” një video duke ecur dorë për dore me Kiara Titon. E si çdo postim tjetër i Luizit, edhe kjo video ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente. Madje vëmendjen e merr ai i Ronaldo Sharkës, pasi Ejlli ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.

“Të komentoj pa se ka marrë Tick-un blu dhe ka lezet”, shkruan ish-banori i “Big Brother VIP”, duke iu referuar se ka marrë konfirmim nga kompania e madhe META.

Nërkohë Luizi me shaka i përgjigjet: “Tani që u bëre me Tick blu, a e kalon dot pishinën?”.

Kiara Tito ka udhëtuar së fundmi drejt Turqisë, pasi do të jetë pjesë e sezonit të ri të “Kepi i Tundimeve”. Ama në postimet e saj në Instagram dukej se Luizi nuk ishte më të, por nuk ishte ashtu. Luizi e ka shoqëruar Kiarën dhe do të jetë me të disa ditë në Turqi dhe më pas do të udhëtoj drejt SHBA, ku dhe do të ketë disa koncerte.