Sport

Ronaldo ‘shpërtheu’ ndaj United, reagon klubi!

Cristiano Ronaldo ka “shpërthyer” ndaj Manchester United, pas ndërprerjes së Premier League prej Kupës së Botës Katar 2022, duke thënë se ndjehej i tradhtuar nga klubi dhe theksoi në një intervistë për “The Sun” se nuk kishte aspak respekt për trajnerin Ten Hag.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Manchester United, që bën me dije se do të shqyrtojë të gjithë këtë ngjarje dhe deklaratat e bëra nga portugezi, teksa më tej shton se fokusi i klubit është kampionati dhe të qenurit të unifikuar.

“Manchester United do të shqyrtojë intervistën e Cristiano Ronaldos pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullshëm, besimin dhe bashkimin që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve.”-shkruhet në reagimin e “Djajve të Kuq”.