Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati shpërthen ndaj opinionistëve: “Po paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua…”

Këtë të martë Eurovisioni u rikthye në ekranet tona me gjysmëfinalen e parë. Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi këtë natë të parë gjysmëfinale. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës ‘Sekret’, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. E teksa shpesh bukuroshja është kritikuar në rrjete sociale lidhur me këngën dhe performancën e saj, por sërish ‘Sekret’ vazhdon të jetë shumë e klikuar dhe kënga të dëgjohet kudo pavarësisht komenteve.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar ditë nga përfundimi i ‘Eurovision’, ende në panele dhe studio televizive diskutohet mbi përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela. E teksa ditën e djeshme është diskutuar mbi këtë nga disa opinionistë të cilët nuk i kanë kursyer kritikat mbi bukuroshen, kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë ashpër me anë të një Instastory.

Po paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp! 

Para disa ditësh i ftuar në një lidhje telefonike në “Pardon My French” ishte Niko Komani, stilisti i artistes në ‘Eurovision’, i cili u shpreh si më poshtë.

Njerëzit qanin aty dhe ne e kuptuam që ajo ishte gabim. Ne nuk mund të qajmë me një refuzim të vogël sepse dashuria ishte e madhe. Ishim një ekip që të gjithë na përgëzonin për energjinë që ishte aty. Unë mendoja që do ishim në top 10, maksimumi në top 12.