Celebrities Gossip Showbiz

Rrëfeu se ka konsumuar drogë, Princ Harry i hap telashe vetes!

Princi Harry mund të humbasë të drejtat e tij për të jetuar në SHBA, për shkak të të qenit shumë i sinqertë në lidhje me përdorimin e drogës në të kaluarën. Këtë ka pohuar një ekspert ligjor për Page Six. “Pranimi i përdorimit të drogës është zakonisht arsye për papranueshmëri,” thotë ish-prokurorja federale Neama Rahmani.

Kjo do të thotë se viza e Princit Harry duhej të ishte refuzuar ose revokuar sepse ai pranoi se kishte përdorur kokainë dhe drogëra të tjera.

Duka i Sussex-it zbuloi në librin e tij, “Spare”, se ai ka pirë shumë lëndë narkotike. Princi tha gjatë një bisede me ekspertin e traumës Gabor Maté në fillim të këtij muaji se ai i konsideron drogat halucinogjene një pjesë themelore të jetës së tij. Megjithatë ekspertë të tjerë thonë përdorimi i drogës mund të jetë një problem nëse do të kishte pasur një arrestim, akuzë ose dënim, por përdorimi rekreativ nuk do të ndikonte në vizën amerikane.

Fëmijët e Princit Harry dhe Meghan Markle kanë marrë zyrtarisht titujt mbretërorë. Lilibet dhe vëllai i madh Archie u renditën si princ dhe princeshë në faqen e internetit të familjes mbretërore. Ndryshimi pason pagëzimin e Lilibet javën e kaluar, në të cilën Harry dhe Dukesha e Sussex-it iu referuan vajzës së tyre si “Princesha Lilibet”, duke treguar për herë të parë se dy fëmijët e tyre do të njiheshin publikisht me titujt e tyre mbretërorë.

Ndërkaq, zyra e Mbretit Charles III ka qenë në kontakt me Princin Harry për kurorëzimin e monarkut të ri, duke ngritur mundësinë që princi të marrë pjesë në ceremoninë historike pavarësisht tensioneve brenda familjes mbretërore. Nëse Harry dhe Meghan, do të merrnin pjesë në kurorëzimin e 6 majit në Westminster Abbey në Londër, do të ishte takimi i parë midis Charles dhe djalit të tij më të vogël që kur Harry thelloi përçarjen brenda Shtëpisë së Windsor duke zbuluar sekretet familjare në librin e tij “Spare”.