Bota Botë e Çuditshme

Rritet numri i ‘Ajnshtajnave të vegjël’, ju njohim me 12-vjeçarin Laurent Simons!

Belgu 12-vjeçar Laurent Simons i cili mban nofkën “Ajnshtajni i vogël”, pas përfundimit të masterit në fizikën kuantike, synon që së shpejti të fillojë studimet e doktoraturës. Babai i tij, Alexander Simons bëri të ditur se 12-vjeçari studimet e doktoraturës do t’i regjistrojë në Institutin gjerman “Max Planck“.

Megjithatë, ai nuk zbuloi detajet e programit, por theksoi se do të përfshijë kiminë, mjekësinë dhe fizikën dhe se Laurent kohën më të madhe e kalon në laborator. Alexander Simons tha se djali i tij nuk dëshiron të kufizohet në një fushë. Laurent Simons, i lindur në qytetin Ostend, shkollën fillore e kreu në moshën 6-vjeçare ndërsa në moshën 9-vjeçare filloi studimet në Belgjikë.

Ai u diplomua në moshën 11-vjeçare ndërsa këtë verë, në moshën 12-vjeçare përfundoi studimet master në Universitetin e Antwerpen-it. Ai bashkëpunoi me një grup shkencëtarësh nga Instituti “Max Planck” për kërkimet mbi lazerët që zbulojnë kancerin nga mostrat e gjakut.

Rikujtojmë se një djalë 11-vjeçar me autizëm është ftuar të bashkohet me ‘Mensa’-n (shoqata më e vjetër me koeficientët më të lartë të inteligjencës), pasi mori rezultatin maksimal në një test inteligjence, më i lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Gjeniu Kevin Sweeney, që në moshën 6-vjeçare dinte të gjithë tabelën periodike dhe mund të lexonte para se të niste shkollën fillore. Ai shënoi koeficientin më të lartë për një djalë të moshës së tij, IQ 162 (duke lënë pas Elon Musk, Albert Einstein and Stephen Hawking).