Gossip Showbiz

Rudina Dembacaj i vë ‘flakën’ rrjetit duke thënë se “Marku nuk është vetëm me gruan, por dhe dashnoren”!

Ditën e lindjes së saj, Rudina Dembacaj ka vendosur ta festojë në brigjet e Kaprit së bashku me bashkëshortin Mark Frroku. Fotot dhe videot e çiftit nuk kanë fund, çastet e tyre romantike janë për tu patur zili teksa shfaqen krah njëri tjetrit në ishullin italian.

Pas gjithë këtij perfeksioni, moderatorja postoi një InstaStory ku tregoi se në këtë udhëtim bashkëshorti i saj nuk ishte vetëm me gruan por edhe me një shok e dashnoren.
Një deklaratë e tillë i shokoi të gjithë, por në sekondin tjetër kuptohet që e gjitha ishte pjesë e një shakaje nga aktorja.

Ju falenderoj pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falenderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren. Në këtë rast gruaja jam unë që i them mos pi, shoku jam unë që i tregoj çdo pjeshkë të bukur që kalon në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Kapri-t.

Sigurisht që nuk kishin fund dhe urimet nga fansat apo shoqëria e Rudinës, dhuratat gjithashtu ishin prezente, ku përveç udhëtimit në Kapri, duket se Marku i ka dhuruar dhe një bizhu që mund të jetë ndonjë unazë diamanti, pasi shëndrrin përtej kutisë.