Bota

Rusia akuzon Ukrainën se tentoi ta sulmojë Kremlinin me dronë!

Ditën e sotme, autoritetet ruse e akuzuan Ukrainën se ka tentuar ta sulmojë Kremlinin me dy dronë gjatë natës, në një përpjekje për ta vrarë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin. Sulmin e pretenduar, Kremlini e cilësoi “akt terrorist” dhe tha se “forcat ushtarake e të sigurisë ruse i ndaluan dronët përpara se të kryhej sulmi”. Në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, Moska u shpreh se nuk pati viktima.

Agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha se Putini nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe po punonte nga rezidenca e tij në Novo-Ogaryovo. Kremlini shtoi se “Putin është i sigurt” dhe se “axhenda e tij mbetet e pandryshuar”.

Autoritetet ukrainase ende nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve të bëra nga Rusia, për të cilat Kremlini nuk paraqiti asnjë dëshmi e provë konkrete. Madje, edhe në deklaratën e publikuar nuk u dhanë shumë detaje.

Agjencia ruse e lajmeve, Tass vë në dukje se në këtë deklaratë thuhet se “Këtë ngjarje, Kremlini e konsideron si një përpjekje të qëllimshme për ta vrarë Putinin përpara Ditës së Fitores që Rusia feston më 9 maj”.

Peskov bëri të ditur se një paradë ushtarake do të zhvillohet atë ditë, ashtu siç ishte planifikuar më parë. Rusia do të përgjigjet se “kur dhe ku e sheh të arsyeshme”, – thuhet më tej në këtë deklaratë.

Deri tani kundër dënimit të Rusisë për pushtimin e Ukrainës, por, Kina dhe India votuan një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku përmendet agresioni rus. Dokumenti mori 122 vota pro, 5 kundër, 18 abstenime. Votimi tregon ndryshim diplomatik në qëndrimin e Pekinit e të Delhit kundrejt luftës së Putinit. Në Twitter, hapin e tyre e përshëndeti kryediplomati i BE-së, Borrell.

Lufta në Ukrainë në ditën e 434-rt. Presidenti Zelensky thekson objektivin për të çliruar mbarë vendin. Me një ceremoni në një videokonferencë, Putin inauguroi rrjetin e ri të tramvajit në Mariupol, qytetin juglindor të Ukrainës nën kontrollin rus prej vitit të kaluar. Kreu i ushtrisë amerikane, Mark Milley nuk beson se Moska e Kievi do të arrijnë objektivat politike më 2023-shin.