Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Rutina që ndjek Meghan Markle për të qëndruar në formën e saj më të mirë!

Së fundmi u tha se Meghan Markle mund të vijë me një linjë kozmetike, siç kanë bërë Jennifer Lopez, Cindy Crawford, Jessica Simpson apo Heidi Klum. Sipas të dhënave të mbledhura nga britaniket ‘Daily Mail’ e ‘The Sun’, dukesha e Sussex-it, e konsideruar ikonë bukurie e shumë e ndjekur për zgjedhjet e make-up, mund t’i hyjë një biznesi të ri.

Meghan shpesh ka ofruar këshilla për shëndetin dhe mirëqenien në të kaluarën, qoftë në intervistat e mëparshme, apo në blogun e saj të stilit të jetesës “The Tig” të cilin e mbylli në vitin 2017. Një fushë që Markle e ka diskutuar edhe në të kaluarën është gjumi. Le të ndalemi pak këtu për të ditur se cilat janë këshillat më të mira të Dukeshës së Sussex-it për një gjumë të mirë?

Kryesorja për të cilën është shprehur në të kaluarën Meghan është joga. Në një intervistë me ‘Best Health’, Markle shpjegoi:

Ka kaq shumë përfitime që vijnë nga praktika e jogës si rritja e fleksibilitetit dhe forcës, lumturia më e madhe, rritja e përqendrimit mendor, një aftësi më e madhe për t’u çlodhur, ulja e ankthit dhe gjumi më i mirë.

Në të njëjtën intervistë, Markle preku faktin se ajo zgjohet shumë herët, duke iu përmbajtur një rutine të rreptë. Në ditët e aktrimit, ajo zgjohej në orën 4:15 të mëngjesit. Ndërsa tani mund të mos zgjohet aq herët pasi ka dy fëmijë të vegjël, Markle i është referuar shumë herë rëndësisë së rutinës, e cila me sa duket ndihmon në higjienën e gjumit.

Mëngjesi, siç e dimë të gjithë, është ajo kohë jetike që vendos gjithçka për ditën tonë përpara. Është e lehtë të biesh në kurthin e nxitimit për një kafe kur nuk ke fuqi. Unë përziej mollë, lakër të gjelbër, spinaq, limon dhe xhenxhefil në mëngjes dhe gjithmonë e kuptoj se duke pirë atë është shumë më mirë sesa një filxhan kafe.

Ju rikujtojmë se një libër i ri në lidhje me familjen mbretërore do të ndryshojë plotësisht mënyrën se si lexuesit perceptojnë monarkinë. Redaktorja e ‘Vanity Fair’, Tina Brown, ka njoftuar se libri i saj i ri “The Palace Papers: Inside The House Of Windsor-The Truth And The Turmoil”, do të dalë në treg në muajin prill.