Celebrities Film & Tv Showbiz

Sam Asghari jep më shumë detaje rreth rolit të tij më ri në filmin ‘Hot Seat’!

I fejuari i këngëtares së njohur Britney Spears, Sam Asghari ka shprehur entuziazmin e tij për rolin e ardhshëm në filmin ‘Hot Seat’ së bashku me Mel Gibson. Asghari është shprehur për ‘TMZ’ rreth emocioneve të tij për përpjekjen e ardhshme profesionale.

Kur u pyet nëse e priste me padurim rolin e ardhshëm në film, Asghari u përgjigj:

Absolutisht, më pëlqen të punoj dhe është një rol i madh.

Asghari nuk u përgjigj kur u pyet për problemet e Spears me të afërmit e saj mes pasojave të vazhdueshme të betejës që e rrethon yllin e popit. Gazeta vuri në dukje edhe vlerën prej 60 milionë dollarësh të Spears dhe rezidencën ‘Thousand Oaks’ që ajo zotëron dhe ku Asghari kalon kohën.

Pasi ata ishin fejuar me njëri-tjetrin shumë nga fansat i kishin sugjeruar të bënin që të bënin një marrëveshje paramartesore. Në lidhje me këtë aktori është shprehur në rrjetin e tij social Instagram se:

Faleminderit të gjithëve që jeni të shqetësuar për paramartesën! Sigurisht që po merrja parasysh që ndoshta të siguroja koleksionin e ‘Jeep’ ose të këpucëve në rast se ajo do të më linte një ditë.

Spears dhe ekipi i saj, duke përfshirë avokatin Mathew Rosengart, filluan të bënin një paramartesë pasi u zbulua fejesa.

Kasti i Asghari në film u raportua të martën nga ‘Deadline’, pasi shënon edhe rolin e tij të parë të madh në film që ai ka marrë pas paraqitjes në shfaqje televizive si ‘NCIS’, ‘The Family Business’, ‘Hacks’ dhe ‘Black Monday’. Duke dhënë edhe një intervistë për ‘Variety’ majin e kaluar, Asghari tha se fokusi i tij kryesor ishte në përpjekjet e tij të aktrimit në zhanrin e filmave aksion. Ai konkretisht tha:

Aksioni është diçka që unë dua të bëj. Aksion, dramë dhe thriller, këto janë zhanret që dua ta marr me të vërtetë pjesë. Qëllimi im përfundimtar është të bëhem vërtet një aktor. Unë jam duke bërë shumë trajnime MMA, po bëj shumë stërvitje me armë dhe po mësoj marifete për të qenë një aktor i mirëfilltë si Tom Cruise,  ose siç është Jason Statham.