Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Sapo u konfirmua nga burimet romanca e tyre, Lewis Hamilton ‘tradhton’ Shakirën me modelen e njohur!

Sikur të mos mjaftonin thashethemet për një romancë të mundshme me Shakirën, tani po flitet se piloti britanik i F1, Lewis Hamilton, mund të mos jetë besnik ndaj superyllit. Shakira dhe Hamilton janë takuar së fundmi në Miami, edhe pse ende nuk dihet se sa serioze mund të jenë gjërat mes tyre. Pak ditë më parë revista ‘People’ pohoi se Shakira dhe Hamilton janë më shumë se thjesht miq. Diçka që tashmë e kanë konfirmuar burime edhe nga rrethi i këngëtares.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të familjes së këngëtares për ‘Vanitatis’, ku thonë se “flirti ka nisur disa javë më parë në Miami” dhe është ende në një kulm ku situatën dominojnë “fluturat në stomak”.

Kjo ‘marrëdhënie’ duket se po hedh hapat e parë, por orët e fundit ka pasur një reagim të papritur në rrjetet sociale. Tani disa imazhe janë bërë virale në Twitter, nëse mendoni se janë me Shakira-n e keni gabim sepse tani në ‘skenë’ është shfaqur modelja braziliane Juliana Nalu, 25 vjeç. Ndonëse është e vërtetë që fotografitë e publikuara janë solo, përmes orendive dhe dekorimeve të restorantit, karrigeve dhe perdeve që përdoruesit e internetit zbuluan se u takuan këtë javë.

Juliana Nalu është një modele braziliane. Sipas biografisë së saj në Instagram, ku ka pothuajse një milion ndjekës, ajo ka nënshkruar me disa agjenci, duke përfshirë Mix Models, MGM Models dhe Elite Model Management.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JULIANA NALÚ (@juliananalu)

Sipas revistës Latina, e cila ka profilizuar modelen, ajo nënshkroi me Elite pasi udhëtoi për në Los Angeles në moshën 19-vjeçare. Nalu arriti një sukses të madh në karrierën e saj vitin e kaluar pas shfaqjes së saj të parë të javës së modës për markën e veshjeve 6PM në Milano. Në rrjetet e saj sociale, ajo ndan shpesh foto modelimi .