Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Një latine…”/Lewis Hamilton në nje lidhje me Shakira?!

Shakira është bërë padyshim një nga femrat e momentit. E që prej ndarjes nga Gerard Pique, këngëtarja kolumbiane është takuar me disa personazhe të njohur, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim. Ajo tashmë është parë në Çmimin e Madh të Miami me Tom Cruise, edhe pse sipas disa raportimeve në media, Shakira nuk është e interesuar për aktorin amerikan.

Këtë të diel, Shakira mbërriti në Barcelonë dhe la fëmijët e saj me Gerard Pique para se të kthehej në shtëpinë e saj të mëparshme në Esplugues de Llobregat, të cilën e ndau me ish-futbollistin. Kolumbiania i befasoi të gjithë pasi ka zbritur me 19 valixhe, por kjo nuk është e gjitha. Ajo u nis direkt në Çmimin e Madh të Formulës 1 të Spanjës në Barcelonë, ku Lewis Hamilton u kthye në veten e tij të mëparshme dhe rifitoi një vend në podium që nuk e kishte arritur që nga Çmimi i Madh i Australisë. A mund të ketë ndikuar prania e këngëtares?

E vetmja gjë që mund të themi është se Hamilton ka qenë shumë entuziast për të pasur një të dashur latine. Sportisti po jepte një intervistë me një audiencë në mes të një ngjarjeje kur papritur zbuloi: “Më duhet të gjej një latine”.

Darka e Shakirës dhe Lewis Hamilton pas Çmimit të Madh të Miami F1 ishte një nga temat kryesore të mediave online. Një video ka qarkulluar në internet ku shfaqet këngëtarja kolumbiane në restorantin Cipriani nën shoqërinë e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.