Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha tregon për herë të parë se pse Ledri Vula nuk e ndoqi premierën e “Dancing with the Stars” live nga studio!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur me anë të postimeve të saj në rrjete sociale. Duke ia nisur me thjeshtësinë e saj dhe momenteve nga përditshmëria, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Këtë sezon Sara është një nga konkurrentet e spektaklit më të madh të kërcimit në vend dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars”. Të premten mbrëma është zhvilluar nata e parë, të cilën të gjithë po e prisnin me padurim, por ajo që u vu re nga të gjithë ishte mungesa e Ledrit në studio për të suportuar partneren e tij të zemrës. Me anë të disa Instastory gjatë premierës reperi na ka treguar se e ka ndjekur kërcimin e Sarës nga shtëpia me vajzën e tyre Poem. Së fundmi me anë të një Instastory Sara ka shpjeguar arsyen se pse Ledri nuk e ndoqi premierën nga studio.

Ledri ishte në Tiranë po thjesht nuk erdhi te shfaqja sepse unë nuk kisha shumë qejf, siç thashë sepse kisha shumë emocione dhe nuk kisha ku ti çoja më emocionet dhe nuk doja emocione më shumë prandaj e lamë që të vij në një moment tjetër.

Mes vipave të shumtë që ishin prezentë, mund të shohim dhe gjyshen e artistit Ledri Vula. Duket se familja e Ledrit e ka përkrahur këtë rrugëtim të Sara Hoxhës, teksa siç u tha dhe në show, ‘e kemi zhvendosur nga Prishtina në Tiranë familjarisht’.