Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Berisha publikon videon që me siguri do t’ju emocionojë!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Por, jo vetëm për këtë pasi bukuroshja padyshim që është një personazh shumë i dashur edhe për publikun edhe për karizmën dhe thjeshtësinë e saj.

Së fundmi, blogerja ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një video shumë emocionuese. Bëhet fjalë për një të moshuar që ka nxjerrë mbesën në shi dhe po luan me të. Krahas, Sarah e ka shoqëruar me mbishkrimin që të gjithë biem dakord:

Gjyshërit janë më të mirët në botë

Dj PM prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’.

Shpesh Sarah dhe PM ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin. Së fundmi e ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.