DJ PM ka shënuar ditën e tij të lindjes me një postim falënderues në rrjetet sociale, ku shprehu mirënjohjen për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e mbështesin në rrugëtimin e tij artistik dhe personal.
Por, ajo që ka rënë më shumë në sy për ndjekësit ka qenë mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, Sarah Berisha, me të cilën nisi një lidhje pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ky detaj ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në aludime, me shumë fansa që pyesin nëse mes çiftit ka ndodhur një krisje dhe nëse heshtja e Sarahs është sinjal i ndarjes së tyre.

Deri tani, as DJ PM dhe as Sarah nuk kanë reaguar për këto zëra, ndërsa ndjekësit vijojnë të presin me kureshtje nëse çiftit do t’i vijë një përgjigje për thashethemet e fundit.