Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Berisha flet për marrëdhënien me Dj PM: “Janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis!”

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin. Së fundmi e ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.

Këto vajtjet-ardhjet Tiranë-Prishtinë na lodhin pak por është turp ta themi se ka çifte me vite larg. Takohemi çdo javë. Kur u njohëm ishim në këtë profesion. Do ishte e tepërt të bëhem xheloze se luan muzikë. Edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto. Nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepërt. Kam shumë besim te ai. Ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë.  Ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur. Por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis. Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet. 

Dj PM prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’. Pas përfundimit të aventurës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” gjithmonë e më shumë shtohet kureshtja se çfarë ndodh me të në përditshmëri. Së fundmi, teksa ai ka qenë i ftuar në një intervistë ka zbuluar pak nga fillimi i karrierës së tij ku pa asnjë ngurrim është shprehur se ka punuar si banakier për një shumë të vogël parash duke u bërë kështu një frymëzim për shumë të rinj.