Celebrities Gossip Showbiz

Dj Pm na zbulon punën e parë si banakier dhe na frymëzoi me të vërtetë!

Dj PM prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’. Jo vetëm për çfarë dha brenda shtëpisë, por dhe për lidhjen e tij me Sarah Berishën që vazhdon ende pas përfundimit.

Pas përfundimit të aventurës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” gjithmonë e më shumë shtohet kureshtja se çfarë ndodh me të në përditshmëri. Së fundmi, teksa ai ka qenë i ftuar në një intervistë ka zbuluar pak nga fillimi i karrierës së tij ku pa asnjë ngurrim është shprehur se ka punuar si banakier për një shumë të vogël parash duke u bërë kështu një frymëzim për shumë të rinj.

Kam nisur si banakier. Rroga e parë ka qenë 120 euro. Kam marrë 50 euro në një vend në Prizren, kam shkuar edhe për 20, 10 dhe për pa para.

Në këtë intervistë, PM zbuloi gjithashtu se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë DJ DAGZ, i cili gjithashtu u bë mjaft i njohur për publikun nga eksperienca në ‘BBV’, këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe reperin Lumi B.

Normalisht që postimet e tij me partneren marrin një vëmendje të shtuar, por edhe të tjerat nuk mbeten pas. I tillë ka qenë dhe një postim i bërë para pak javësh në llogarinë e tij në Instagram në InstaStory. PM ka postuar një foto me këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora.