Health & Beauty

E pabesueshme lidhja mes grupit të gjakut dhe goditjes në tru tek të moshuarit, çfarë duhet të dini!

Shkencëtarët lidhin grupin e gjakut me rrezikun e goditjes në tru para moshës 60-vjeçare. Një studim i publikuar në revistën Neurology ka zbuluar se personat me disa grupe të caktuara gjaku mund të kenë një rrezik më të lartë për goditje në tru para moshës 60-vjeçare. Duke analizuar gati 17 mijë pacientë dhe 600 mijë persona të shëndetshëm, studiuesit kanë gjetur se mbartësit e gjenit A1 kanë 16 për qind më shumë rrezik për goditje para moshës 60-vjeçare.

Në të kundërt, individët me gjenin O1 kanë 12 për qind më pak rrezik, ndërsa gjeni B lidhet me një rritje prej 11 për qind të rrezikut. Është e rëndësishme të theksohet se kjo lidhje është vërejtur vetëm tek goditjet që ndodhin para moshës 60; nuk është parë ndonjë lidhje domethënëse tek të moshuarit, gjë që sugjeron se mekanizmat e goditjes ndryshojnë midis të rinjve dhe të moshuarve.

Shkencëtarët sugjerojnë se këto dallime mund të kenë lidhje me mpiksjen e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut. Megjithatë, ata theksojnë se rreziku i përgjithshëm mbetet i ulët dhe personat me grupin A nuk kanë nevojë për ndjekje të veçantë, pasi shumica e goditjeve ndodhin pas moshës 65-vjeçare.

Ndërkaq, është vërtetuar se ilaçi i ri ul ndjeshëm tensionin te pacientët me nivele të rrezikshme të larta, edhe pse marrin disa ilaçe ekzistuese. Ky është një hap i madh që mund të ndihmojë në trajtimin e rasteve të rënda dhe rezistente ndaj trajtimit. Rreth gjysma e 1,3 miliardë rasteve me hipertension në mbarë botën konsiderohen rezistente ndaj trajtimit. Këta pacientë përballen me rrezik shumë më të madh për infarkt, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe vdekje të parakohshme. Në një studim klinik të fazës III, me gati 800 pacientë nga 214 klinika në mbarë botën, u vërtetua se pas 12 javësh, pacientët që morën baxdrostat, 1 mg ose 2 mg një herë në ditë, kishin një ulje të presionit sistolik prej rreth 9-10 mmHg më shumë se grupi placebo.