Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Së shpejti dy seriale në Netflix nga Princi Harry dhe Meghan Markle!

Princi Harry dhe Meghan Markle do të prodhojnë dy seriale në Netflix rreth stilit të jetesës personale dhe profesionale. Shfaqja e stilit të jetesës do të eksplorojë gatimin, kopshtarinë, argëtimin dhe miqësinë, ndërsa një tjetër do të ofrojë qasje të re në botën e polos dhe American Open të sportit në Florida. Shfaqjet do të filmohen nga kompania e tyre Archwell Productions, me dukeshën që do të jetë të dy serialet dhe dukën në serialin për sportin e polos.

Të dy serialet janë në prodhim ndërsa titujt dhe datat e publikimit do të shpallen në muajt e ardhshëm. Sussexes kanë publikuar më parë tre dokumentarë me Netflix si pjesë e një marrëveshjeje shumëmilionëshe. Harry dhe Meghan u transferuan në Amerikë në vitin 2020, pasi u tërhoqën nga detyrat mbretërore.

Së fundmi Markle ka folur për komentet negative që ka marrë online, që kanë shkuar deri në bullizëm gjatë periudhave të ndryshme të shtatzënisë me fëmijët e saj, Archie dhe Lili. Në panelin e SXSW, ku dukesha e Sussex diskutoi rreth kësaj tematike me Brooke Shields, Katie Couric dhe Nancy Wang Yuen ajo u shpreh se:

Bullizmi dhe abuzimi që po përjetoja në rrjetet sociale dhe online kur isha shtatzënë me Archie dhe më pas me Lili dhe pasi ata lindën ishte mizore. Si mund ta bëjë dikush diçka të tillë?

Carrie Royal nga ana tjetër, ish-striptisja 52-vjeçare, anëtare e OnlyFans së fundmi ka kërcënuar Princin Harry se do t’i publikojë fotot nudo që ka realizuar nga festa e tyre “famëkeqe” në Las Vegas në vitin 2012. Ajo ka treguar detaje nga festa, teksa tregon se Princ Harry ka qenë nën efektin e alkollit, teksa zbulon se edhe e ka puthur.

“Patëm një moment që do ta mbaj mend gjithmonë”,-ka thënë 52-vjeçarja. Teksa me Harry-n ka kujtime të bukura, për bashkëshorten e tij, Meghan Markle nuk ka një mendim të mirë. “Ai po manipulohet nga Meghan”,-ka thënë Royal. Rikujtojmë, se Princi Harry ka vënë në rrezik lejen amerikane të qëndrimit, pasi deklaratat e përfshira në autobiografinë e tij “Spare” në lidhje me përdorimin e lëndëve narkotike, rezultuan të kundërta me ato që kishte dhënë për autoritetet në SHBA.