Celebrities Gossip Showbiz

“Ishte mizor…”/Meghan Markle flet për bullizmin në rrjetet sociale gjatë shtatzënive të saj!

Së fundmi Meghan Markle ka folur për komentet negative që ka marrë online, që kanë shkuar deri në bullizëm gjatë periudhave të ndryshme të shtatzënisë me fëmijët e saj, Archie dhe Lili. Në panelin e SXSW, ku dukesha e Sussex diskutoi rreth kësaj tematike me Brooke Shields, Katie Couric dhe Nancy Wang Yuen ajo u shpreh se:

Bullizmi dhe abuzimi që po përjetoja në rrjetet sociale dhe online kur isha shtatzënë me Archie dhe më pas me Lili – dhe pasi ata lindën ishte mizor. Si mund ta bëjë dikush diçka të tillë?

Markle solli në jetë princin Archie ndërsa ishte ende anëtare e familjes mbretërore. Archie lindi në maj të vitit 2019. Ndërsa princesha Lilibet lindi dy vite më vonë, kur dukesha ishte shpërngulur në Kaliforni dhe kishte hequr dorë nga detyrat mbretërore.

Markle ka folur edhe më parë për sulmet dhe gjuhën e urrejtjes që bëhet online në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale. Gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey, në vitin 2021, ajo u shpreh:

Shiko, unë ndihesha shumë e turpëruar që ta thoja askohe dhe ndihem ende kur pranoj përballë Harry-t, sepse e di se sa shumë humbje ai ka pësuar…por nuk doja të isha gjallë (atëherë).