Art & Kulturë Music

‘Sekret’ ndez skenën e ‘Eurovision 2022’, Ronela Hajati dhuron performancë elektrizuese!

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ elektrizoi ‘Eurovision 2022’ që po zhvillohet ne Torino të Italisë.  Shqipëria ishte e para në radhë e cila çeli edicionin e 66-të të Festivalit Europian të Këngës .

Këngëtarja shqiptare ka bërë një performancë të shkëlqyer me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokijtet e publikut.

Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe Shqiponjën, simbolin e shqiptarëve.

Nga 17 këngët e para konkurruese në gjysmëfinalen e parë, vetëm 10 të përzgjedhura do të kalojnë në finalen e madhe, e cila do të mbahet ditën e shtunë. Ngjyra të ndryshme kulturore, elementë tradicionalë dhe moderne bëhen bashkë për të sjellë edhe njëherë për publikun, magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë.

Deri më tani janë pesë vende që kualifikuara paraprakisht për finalen e madhe, të cilat janë Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Në këtë gjysmëfinale janë Franca dhe Italia.

Para shpalljes së rezultatit, do të  prezantohen dy nga pesë vendet e kualifikuara paraprakisht për në finalen e madhe.

Është publikuar edhe lista e shteteve të cilat mund të votojnë për Shqipërinë në këtë Eurovizion, ku deri më tani kanë mundësinë të votojnë 18 shtete të tjera.