Celebrities Gossip Showbiz

Semi Jaupaj na tregon se çfarë e pengon publikimin e këngës së saj të re!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Semi na ka zbuluar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor, ku na ka zbuluar edhe disa rreshta nga teksti i këngës gjatë postimeve në Instagramin e saj. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar në Instastory një foto të saj, ku na ka treguar se pothuajse e ka gati këngën vetëm e pengon diçka për ta publikuar dhe ai është titulli i këngës, të cilin Semi nuk e ka vendosur akoma.

Mendimet e orës 01:30:

kënga gati, video gati, kujtohem që nuk i kam vënë titullin këngës

Së fundmi Semi ka postuar disa foto në Instagram me këngëtarët e njohur italian Tananai dhe Fedez nga ‘Sunny Hill Festival’ dhe ka shkruar kuptohet në formëe një shakaje, se është e martuar me Tananai, por që artisti akoma nuk e di. Duket se Semi është një fanse e zjarrtë e tij.

Së fundmi Semi i ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit dhe shumë të befasues në look-un e saj. Disa ditë më parë, bukuroshja ka postuar një foto të saj në Instastory, ku i ka pyetur ndjekësit e saj dhe u ka kërkuar mendimin e tyre nëse duhet ti presë flokët apo jo dhe si gjithmonë ata e kanë mbështetur në vendimet e saj dhe më pas Semi na tregoi pamjen e saj të re, që i shkonte shumë.