Celebrities Gossip Showbiz

E martuar me këngëtarin italian? Semi Jaupaj habit me deklaratën e fundit!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Semi ka postuar disa foto në Instagram me këngëtarët e njohur italian Tananai dhe Fedez nga ‘Sunny Hill Festival’ dhe ka shkruar kuptohet në formëe një shakaje, se është e martuar me Tananai, por që artisti akoma nuk e di. Duket se Semi është një fanse e zjarrtë e tij.

Ne të dy jemi të martuar por ky akoma nuk e di, pastaj është dhe Fedez i martuar me Chiarën.

 

Së fundmi Semi i ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit dhe shumë të befasues në look-un e saj. Disa ditë më parë, bukuroshja ka postuar një foto të saj në Instastory, ku i ka pyetur ndjekësit e saj dhe u ka kërkuar mendimin e tyre nëse duhet ti presë flokët apo jo dhe si gjithmonë ata e kanë mbështetur në vendimet e saj dhe më pas Semi na tregoi pamjen e saj të re, që i shkonte shumë.

Prej disa kohësh Semi e mban shumë private jetën dhe ndjenjat e saj, duke mos postuar asgjë në rrjete sociale, por mesa duket sot ka vendosur të tregojë gjendjen e saj emocionale dhe duket se dikush i ka ‘thyer zemrën’.