Një studim i zhvilluar në Britani të Madhe tregon se të dhënat e marra nga orët inteligjente të përdorura nga pjesëmarrësit mund të ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjes së Parkinsonit deri në 7 vjet më pare. Sipas “Sky News”, studiuesit nga Instituti i Kërkimeve të Dementisë në Britani në Universitetin e Cardiff-it kanë përcaktuar se orët inteligjente mund të luajnë rol të rëndësishëm në diagnostikimin e hershëm të Parkinsonit.
Në hulumtimin, e cila përmban të dhënat shëndetësore të rreth gjysmë milioni personave në Britani, të dhënat u analizuan me inteligjencë artificiale. Në studim është ndjekur shpejtësia e lëvizjes së 103.712 personave që kanë mbajtur orë inteligjente për një javë gjatë periudhës 2013-2016. Të dhënat e marra nga orët inteligjente të pjesëmarrësve që u diagnostikuan me sëmundjen e Parkinsonit në 7 vitet pas kësaj periudhe u krahasuan me ato të diagnostikuara më parë me të njëjtën sëmundje.
U konstatua se lëvizjet e pjesëmarrësve me sëmundjen e Parkinsonit dhe atyre të diagnostikuar me këtë sëmundje brenda 7 viteve ishin më të ngadalta se individët e shëndetshëm. Studiuesja kryesore në Universitetin e Cardiff-it, Dr. Cynthia Sandor tha se falë të dhënave njëjavore të marra nga pjesëmarrësit, mund të bëhen parashikime afatgjata për gjendjen shëndetësore të njerëzve.