Horoskopi Live From Tirana

“Sezon rikuperimesh dhe reflektimi”, ja si parashikohet muaji gusht për të gjitha shenjat e horoskopit sipas Xhiliola Lamaj!

E ftuar në “Live from Tirana” ishte Xhiliola Lamaj për të folur rreth risive që muaji gusht do të sjellë për shenjat e horoskopit. Gushti do të ketë një ndikim reflektues tek shenjat, ndërsa ato fokusohen tek vetja për të ndrequr gabimet. Ja çfarë parashikon Xhiliola…

Dashi

Dashi ka qenë shumë i hapur dhe i dhënë pas shoqërisë, duhet të kthejë fokusin tek vetja dhe vlerat që do të shfaqë ndaj shoqërisë së tij, në aspektet financiare dhe dashurore. Do të dijë me kë të ndajë kohë dhe kë të dojë, por duhet të evitojë njerëzit toksikë.

Demi

Demët, më në fund, i ka ardhur koha që t’u shkojnë gjërat mbarë dhe do të kenë sukses në iniciativat që do të marrin. Do t’u ecë mbarë në pjesën e dashurisë; fokusi i tyre do të jetë në dashuri, sidomos ata që janë single, do të krijojnë diçka të lumtur.

Binjakët

Binjakëve nuk do t’u ndikojë fakti që Merkuri është retrogradë,  ata do të shohin shumë sukses në aspektin financiar, në projektet e tyre dhe në dashuri.

Gaforrja

Gaforrja do të mbyllë një cikël vuajtjesh në drejtimin e dashurisë dhe në aspektet financiare. Ka qenë një periudhë tejet bombastike në shoqëri, me thika pas shpine, intriga dhe tradhti. Do të përfundojë ky cikël dhe do të nisin një etapë të sigurt.

Luani

Luani duhet të ketë kujdes sepse kur marrim iniciativa të parakohshme, ato kanë tendencë të dalin huq. Tani është periudha që Luani të reflektojë, për të kuptuar ku kanë bërë gabime dhe të rishikojnë vendimet e tyre. Për aspektin e dashurisë ama, do të ndjejnë më shumë se çdo shenjë tjetër.

Virgjëresha

Virgjëresha selekton ngjarjet e jetës së tyre. I kanë vënë në peshore duke ndarë të mirat nga të këqijat. Do të kalojnë këtë periudhë, janë në momentin e tyre për të marrë më të mirat gjatë rrugëtimit janar-gusht.

Peshorja

Peshorja ka dashur që të tkurret pak nga pozicioni i tyre si lider, por vëmendja do t’i gjurmojë edhe nëse nuk duan. Do të kenë shumë liri shpirtërore dhe financiare.

Akrepi

Fokusi do të jetë tek puna dhe aspektet financiare. Jeta dashurore do të jetë në ekuilibër dhe do t’i ndihmojë ata që të kenë një mbarëvajtje të mirë në të gjitha aspektet e tjera.

Shigjetari

Për ata që janë në çift, do të jetë një periudhë kaotike në aspektin dashuror. Do të marrin iniciativa të reja në këtë aspekt, duke bërë hapa të mëdhenj.

Bricjapi

Bricjapët janë në lëvizje gjithë kohës, ndjekin paratë. Do të gjejnë paqe në fund të këtij muaji. Dashuria për Bricjapin do të jetë përmes flirteve dhe ngacmimeve, gjë që më ka çuditur sepse nuk është tipike për ta.

Ujori

Do të shkëlqejnë si asnjëherë tjetër, Binjakët do t’u japin energji pozitive shenjave të ajrit si Peshorja dhe Ujori. Ata do të jenë esenca e gjithçkaje që ekziston në horoskopin e 2024-ës.

Peshqit

Për Peshqit, duhet të kenë kujdes me marrëdhëniet familjare sepse në financa janë mirë. Ata që janë single duhet të presin, ende nuk është koha të marrin vendime dashurore.