Celebrities Film & Tv

SFIDA E ÇIFTEVE ‘trazon’ ujërat! Kush do të kërcejë me kë këtë javë në DWTS?!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e djeshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese në mbrëmjen dedikuar traditës.

Një nga çastet më interesante të mbrëmjes ishte teksa SFIDA E ÇIFTEVE bëri që konkurrentët e DWTS të ndërronin partnerët e tyre skenikë. Çiftet e reja që u krijuan ishin: Sara dhe Lediani, Salsano dhe Ledia, Elhaida dhe Luixhino, Megi dhe Lori, Arditi dhe Erisa, Isli dhe Jora, Julka dhe Jurgeni, Arbri dhe Silvester.

Epo me siguri kjo javë do të ‘trazojë’ pak ujërat me SFIDËN E ÇIFTEVE. Një episod për të mos u humbur, këtë të premte ekskluzivisht vetëm në Top Channel.