Shefi i Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se bota mund të përballet me një situatë të rëndë nëse nuk vaksinohet një numër i madh i popullsisë.
I pyetur nga “The Financial Times” se kur mendon ai se do të marrë fund pandemia, ai është shprehur se për botën e zhvilluar shpreson që një gjë e tillë do të ndodhë përpara fundit të këtij viti.
Megjithatë, ai thotë se e vetmja e panjohur është nëse shtetet nuk ia dalin të vaksinojnë dot një numër të mjaftueshëm qytetarësh.
“Për botën e zhvilluar . . . do të ndërrojë, shpresoj, para fundit të këtij viti. E vetmja e panjohur është nëse ata nuk ia dalin të vaksinojnë numër të mjaftueshëm të qytetarëve, jo për shkak se nuk ka vaksina, por për shkak të hezitimit. Mund të përballemi me situatë të keqe nëse njerëzit nuk vaksinohen”, deklaroi ai.
Ndërkaq profesori Muhamet Hamiti në Kosovë, teksa ka publikuar deklaratën e shefit të Pfizer tha se vendi do të mund të bëhej bëhej pjesë e botës së zhvilluar në aspektin e përballjes me virusin nëse Qeveria organizon më mirë sistemin shëndetësor e qytetarët të marrin vaksinën.
Ai tha se se shkenca e ka bërë punën e saj, ndërsa tani gjithçka mbetet në dorën e Qeverisë dhe qytetarëve.