Bota Botë e Çuditshme

Shefi në Kinë u jep punonjësve 10 ditë leje nëse nuk janë të lumtur!

Yu Donglai, themeluesi dhe kryetari i zinxhirit të supermarketeve ‘Pangdonglai’ në provincën Henan, jep 10 ditë leje, që do t’i shtohen lejes vjetore, për ditët ku punonjësit nuk janë të lumtur. Donglai tha se:

Dua që anëtarët e stafit të jenë të lirë. Të gjithë kanë ditë kur nuk ndihen mirë, kështu që nëse nuk janë mirë, të mos vijnë në punë.

Yu njoftoi se punonjësit e tij do të kenë të drejtë të kërkojnë deri në 10 ditë pushim shtesë, përveç 30 ditëve të pushimit vjetor. Manjati i shitjes me pakicë është i njohur për përparësitë që u jep interesave dhe mirëqenies së punonjësve, si për shembull ata kanë të drejtë të përfshijnë ditë pune shtatë-orëshe, asnjë telefonatë pune pas orarit të punës dhe gjatë fundjavave, si dhe pesë ditë pushime të shtuara gjatë Vitit të Ri Kinez.

Vitin e kaluar, Yu gjithashtu dënoi publikisht shefat e tjerë në Kinë që mbajnë punonjësit jashtë orarit të punës. E themeluar në vitin 1995, Pangdonglai tani ka mbi 30 dyqane në Henan. Yu shpjegoi se nuk ka plane të zgjerohet jashtë provincës për të ruajtur lumturinë e punonjësve. Sipas SCMP, paga mesatare mujore e punonjësve të Pangdonglai është 7,000 juanë (afërsisht 4,600 RM). Në krahasim, paga mesatare e punëtorëve të tjerë të shitjes me pakicë në Kinë është sa gjysma e asaj page.