Health & Beauty

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina!

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë dhe në ushqimin që hamë. Madje edhe ‘smartphonat’ përmbajnë toksina. Ato akumulohen vazhdimisht në trup dhe mund të arrijë një pikë që ju mund të sëmureni rëndë.

Më poshtë ju tregojmë disa nga shenjat që tregojnë se është koha të detoksifikoheni sipas ‘Bright Side’:

1-Kapsllëku.

Shumë produkte ushqimore përmbajnë lëndë kimike të dëmshme. Këto lëndë akumulohen në stomak dhe zorrë duke reduktuar proçesin e tretjes dhe duke shkaktuar kapsllëkun.

2-Marrje mendsh.

Nëse ju keni marrje mendsh apo nuk mund të përqëndroheni, do të thotë se toksinat po ndikojnë tek ju. Ato reduktojnë vitaminat esenciale dhe mineralet që trupi juaj ka nevojë.

3-Deodorantët nuk funksionojnë.

Kur deodorantët që ju përdorni nuk funksionojnë dhe ju përsëri keni djersitje me erë të keqe, atëherë kjo është një shenjë se trupi juaj përmban shumë toksina.

4-Kyçet dhe muskujt dhembin.

Kur ju ndjeni dhimbje edhe pse nuk keni kryer asnje aktivitet lodhës atëherë kjo është një shenjë nga toksinat.

5-Shfaqje e pullave në trup.

Produktet e trupit si përshembull shampot apo locionet përmbajnë toksina të dëmshme, duke shkaktuar pulla dhe tharjen e lëkurës.

6-Regjimi i gjumit nuk është i rregullt.

Toksinat dëmtojnë sasinë e hormonit kortizol që është përgjegjes për gjumin, duke ndikuar negativisht dhe duke shkaktuar pagjumësi.

Ju rikujtojmë se së fundmi, rreth 1.3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni, një “vrasës” i heshtur që shpesh nxitet nga obeziteti dhe shton rreziqet e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave. Pohimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që publikoi së fundmi një studim.

Hipertensioni diagnostikohet lehtë duke monitoruar presionin e gjakut dhe trajtohet me ilaçe që kushtojnë lirë, por gjysma e të prekurve janë të pavetëdijshëm dhe mbesin pa kuruar.