Celebrities Gossip

Shfaqja në klipin e Diona Fonës ‘shkatërron’ raportin mes Andit dhe Jasminës?!

Ditën e kaluar, në takimin 4 minutësh mes Andit dhe Jasminës ky i pari bëri komentin e papritur se do të tërhiqte deklaratën se në ‘Për’puthen’ është vetëm për të.

Shkak për këtë janë bërë xhelozitë e një pas njëshme të bukuroshes, pasiguritë që ajo ka shfaqur gjatë fillimit të lidhjes së tyre dhe sjelljet nervozuese. Por, sa të drejtë apo sa arsye ka Jasmina që të ndihet në këtë mënyrë?! Rreth 5 ditë më parë, këngëtarja e talentuar Diona Fona ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor, “Sheqer”, në klipin e të cilit është protagonist pikërisht Andi.

Edhe para lançimit të kësaj kënge, Jasmin është ndjerë xheloze për disa komente ‘të ëmbla’ në fotot e Dionës nga ana e Andit, me të cilën ai u shpreh se kishe vetëm marrëdhënie profesionale e asgjë më shumë. Pas publikimit të prurjes së re të saj që të gjithë ju mund ta votoni për t’u bërë pjesë e “The Top List“, Andi dhe Diona dukeshin mjaft të afërt dhe pamjet e marra nga kënga janë shpërndarë kudo në rrjet.

Rrjedhimisht, Jasmin ka vijuar me sjelljet e saj dhe xhelozitë e kështu Andi nuk duroi dhe vendosi të tërhiqte deklaratën. Megjithatë, se çfarë do të vendoset përfundimisht mes tyre pritet të zbulohet në ditët në vijim.