Celebrities Gossip Showbiz

“Shikoj shkëndija…”, biseda rreth banorëve, supozime për çifte të mundshme!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Më shumë se 24 banorë janë bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Prej mbrëmjes së parë në shtëpi janë aluduar disa çifte që mund të krijohen mes banorëve. Vetëm pak më parë banorët kanë biseduar përsëri dhe kanë aluduar një çift të ri. Për ta Fatjoni dhe Heidi mund të krijojnë një lidhje dashurie.

Ilnisa: Mund të ketë një shkëndijë mes Fatjonit dhe Heidit

Juli: Mund të ketë, po nuk lidhen

Olsi: Heidi është e zgjuar

Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë. Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo. Ama Meri nuk është i bashkohet mendimit të grupit dhe shprehet se nuk dëshiron të arratiset nga kazerma seopse nuk ka një arsye për ta bërë.