Aktualitet

Shkodër, dyshohet për tre të zhdukur/Një burrë me dy fëmijët mund t’i ketë marrë rrjedha e ujit!

Moti i keq në Shkodër, dyshohet për tre persona të zhdukur, dy fëmijë dhe babai i tyre. Të afërm të shtetasit Pjetër Rushaj, i cili udhëtonte me makinë raportuan në polici humbjen e kontakteve e kanë dyshime të forta se automjetin ku udhëtonin të tre pjesëtarët e familjes mund ta ketë marrë rrjedha e ujit, si pasojë e reshjeve intensive në zonën e Bogës, pranë Përroit të Thatë Uniformat blu janë vënë në lëvizje për verifikimet e rastit e priten më shumë detaje.

Më herët gjatë ditës, për shkak të motit të keq, Policia Rrugore apeloi për të gjithë drejtuesit që të respektojnë sinjalistikën e të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse ka prezencë të ujit në rrugë e rënie inertesh. Shmangni parakalimet e gabuara e përdorimin e celularit në timon, vendosni rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve, kaskën mbrojtëse. Jepuni përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.

Të gjithë inspektorët e policisë në zona ndodhen në zonat e tyre dhe janë në kontakt me administratorët e njësive administrative dhe me kryepleqtë e fshatrave, për t’iu ardhur në ndihmë në rast nevoje. Nisur nga moti i keq me reshje shiu të dendura, që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë dhe rënie inertesh.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe t’u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.

Gjithashtu, drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore, në rast se do të ketë bllokime të rrugëve, si dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar si pasojë e motit të keq.