Bota

Shpërndahen tableta jodi për banorët në Ukrainë, frikë për rrezatim bërthamor!

Autoritetet kanë filluar të shpërndajnë tableta jodi për banorët pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës në rast të një rrjedhje rrezatimi, mes frikës në rritje se luftimet rreth kompleksit mund të shkaktojnë një katastrofë. Tabletat e jodit, të cilat ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së jodit radioaktiv nga gjëndra tiroide në një aksident bërthamor, u shpërndanë në qytetin e Zaporizhzhia, i cili është rreth 45 km nga uzina dhe mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Një grua dhe vajza e saj e vogël ishin mes atyre që morën pilulat.

Bombardimet e vazhdueshme u raportuan në zonë gjatë natës dhe imazhet satelitore nga Planet Labs treguan zjarre që digjen rreth kompleksit centrali bërthamor më i madh në Evropë gjatë disa ditëve të fundit, shkruan Al Jazeera. Tre imazhet satelitore të cilat ishin marrë më 24 gusht në orën 10:39 të mëngjesit, 11:30 dhe 11:35 me kohën lokale  tregonin një pamje të rrallë të një zjarri që rritej drejt jugut të uzinës dhe tymit që ngrihej nga një gropë hiri në pjesën veriore të kompleksit.

Rikujtojmë, se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën për vdekje në një automjet ku ndër to ishte edhe një fëmijë 11-vjeçar. Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se rreth 50 persona janë lënduar. Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment. Ajo ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.