Bota

Shqetësimet për shkeljen e të drejtave të njeriut/ Tinder merr vendimin e rëndësishëm, do të largohet përfundimisht nga Rusia!

Pronari i Tinder Match Group ka thënë se do të largohet nga Rusia deri më 30 qershor.

Në raportin e tij vjetor, grupi tha: “Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Markat tona po ndërmarrin hapa për të kufizuar aksesin në shërbimet e tyre në Rusi dhe do të përfundojnë tërheqjen e tyre nga tregu rus deri më 30 qershor 2023.”

Duke e lidhur daljen e saj nga Rusia me shkeljet e të drejtave të njeriut me të cilat përballet populli ukrainas, Tinder synon të japë një shembull për të tjerët, u citua të ketë thënë aksioneri i Match Friends Fiduciary Corp.

Për më tepër, “nuk është një pamje e mirë që një markë e besuar të vazhdojë operacionet në një vend ku kreu i shtetit është akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare”, tha drejtori ekzekutiv i Friends Fiduciary, Jeff Perkins.

Match, markat e të cilit përfshijnë aplikacione takimesh si Tinder, Hinge dhe Plenty Of Fish, ka bërë pak deklarata publike në lidhje me operacionet e saj në Rusi, por ka shënuar ndikime negative në biznesin evropian në mars 2022.

Organi policor evropian Europol tha vjeshtën e kaluar se trafikantët e qenieve njerëzore kanë “rrëmbyer” aplikacione takimesh si Tinder gjatë krizave të refugjatëve, siç është lufta në Ukrainë.

Qindra kompani kryesisht perëndimore ose janë larguar plotësisht ose kanë zvogëluar operacionet në Rusi pas nisjes së ofensivës së plotë të Rusisë në Ukrainë 14 muaj më parë.