Celebrities Food & Drink

Shqiptari që po bën bujë, restoranti i tij shpallet më i miri në botë!

Pas një viti skepticizmi, renditja e restoranteve më me ndikim në botë u rikthye dhe ne kemi zbuluar emrat e restoranteve më të mirë të botës. Në vitin 2020 çmimi u anashkalua për shkak të pandemisë, por në vitin 2021 restorantet ju kthyen normalitetit dhe restoranti “Noma” i shqiptarit Renè Rexhepi është shpallur si restoranti më i mirë në botë për herë të pestë.

Restoranti i Rexhepit ka qenë standardi i kuzhinës së re nordike për një dekadë dhe lindja e një lëvizjeje që ka ndikuar në të gjithë restorantet në botë.

Në vendin e dytë si restoranti më i mirë është renditur “Geranium” i kuzhinierit Rasmus Kofoed, një restorant tjetër në Kopenhagen. Kuzhina bashkëkohore nordike me likenet, rrepat, përbërësit e harruar dhe rivlerësimi i lëndës së parë të kombinuar me teknikat bashkëkohore po fitojnë edhe një herë dhe po e konfirmojnë kryeqytetin danez si kryeqytetin e gastronomisë botërore.

Në vitin 2019, “Noma 2.0” kishte arritur pothuajse në krye, duke u pozicionuar në vendin e dytë. Më pas shqiptari Rexhepi njohu vetëm “yje” në vitin 2010, 2011, 2012 dhe 2014. Në intervistën e tij të parë pasi Noma arriti fitoren, René Redzepi theksoi se sa do të thotë kjo për të dhe stafin e tij pas 18 muajsh sfidues në industrinë e tij.

Ndihet e mahnitshme, pa tingëlluar si një rekord i thyer. E mahnitshme, veçanërisht tani.

Ai shtoi se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte hera e parë që ai ishte në një grup të madh, për shkak të krizës së koronavirusit.

Bota ngadalë po kupton se si të jetojë me këtë virus dhe ndoshta të qenit së bashku është një ogur për të ardhmen.

Redzepi gjithashtu përgëzoi ekipin e tij duke theksuar kontributin dhe rolin e tyre në restorant.

Ndonjëherë kur shkon në një çmim si ky … normalisht aty është fytyra ime dhe të gjithë e dinë se natyrisht, jo nuk jam vetëm unë. Unë e konsideroj Noma-n si një enigmë gjigande dhe çdo person që është përfshirë nëse ka qenë praktikant apo diçka tjetër, ata kanë një pjesë të vogël të enigmës së tij. Pa të gjithë, nuk është e plotë. Gjatë këtyre kohërave pandemike unë pata ulje-ngritje të mëdha, kryesisht rënie dhe sinqerisht mund t’ju them se ajo që kuptova ishte se kam këtë familje të zgjeruar njerëzish që besoj dhe kjo është gjithçka.

Lista vjetore e restoranteve krijohet nga votat e Akademisë së 50 restoranteve më të mirë në botë, një grup me ndikim prej më shumë se 1.000 drejtuesish të përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë të ushqimit, kuzhinierë, ekspertë të kuzhinës ndërkombëtare, me një ekuilibër gjinor 50/50.