Celebrities

Shtrohet në spital ylli i “One Direction” Liam Payne!

Ylli i grupit muzikor “One Direction”, Liam Payne është shtruar në spital me infeksion të rëndë në veshka dhe ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve. Këngëtari 29-vjeçar postoi një video në Instagram ku zbuloi se ka qenë shtruar në spital pas diagnostikimit me një infeksion të rëndë në veshka.

Gjatë javës së kaluar kam qenë shtruar në spital me një infeksion të rëndë në veshka. Është diçka që nuk do ia dëshiroja askujt dhe urdhrat e mjekëve janë që tani më duhet të pushoj që të shërohem.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liam Payne (@liampayne)

Më pas ai lajmëroi anulimin e turneut të tij me koncertë në Amerikën e Jugut, duke thënë se nuk ka zgjidhje tjetër edhe pse është i pikëlluar për vendimin që i duhet të merrte.

Isha shumë i emocionuar që do të vija të këndoja për ju djema. Për të gjithë ju që keni blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne po punojmë për të ri-planifikuar turneun sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat. Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen. Mezi pres t’ju shoh së shpejti.

Rikujtojmë se Payne ka nisur një karrierë solo pasi njoftoi largimin nga grupi “One Direction” në 2015. Së fundmi këngëtari ka dhënë një intervistë dhe ka folur për “plagët” e lëna nga koha e tij si anëtar i grupit “One Direction”.