Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Shuani kuriozitetin në “Social Top 5”! Të famshmit që kanë rrëmbyer më shumë ndjekës në Instagram…

Me rritjen e temperaturave edhe ndjekësit në Instagram kanë bërë punën e tyre, kështu që ju njohim me rritjet që kanë pësuar yjet e Instagramit për këtë javë në “Social Top 5”.

Kjo rubrikë e “Live From Tirana” mund të themi se është kthyer në një ndër më të dashurat, pasi na afron më tepër me yjet tanë dhe arrijmë të kuptojmë se cilët VIP-a preferohen më shumë nga ndjekësit.

Edhe këtë javë, si çdo herë, listat e rritjeve e uljeve të ndjekësve mbartin shumë supriza të këndshme, por ka dhe disa yje që nuk kanë ndryshuar pozicionin e tyre. Pa humbur kohë, le të shohim renditjet:

Vip-at shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës:

5. Fjoralba Ponari është ka shtuar 5K ndjekës.

4. Fjolla Morina i bashkohet listët, pasi ka shtuar 10K.

3. Antonela Berishaj, këtë herë qëndron në vend të tretë me 11K ndjekës.

2. Ledjana Prenga këtë javë në vendin e dytë, ka shtuar 17K.

1. Për herë të parë, listën e kryeson Sara Malaj, e cila ka pësuar një rritje prej 20K.

Ndër yjet e huaj, këta janë ata që kanë shtuar më shumë ndjekës gjatë javës:

5. Dua Lipas i janë shtuar 500K ndjekës.

4. Në listë hyn Rihanna! Diva ka shtuar 600K.

3. Billie Ellish vjen në vend të dytë duke shtuar 700K ndjekës.

2. Ylli i Hollywood, Leonardo DiCaprio renditet në vend të dytë me 900K.

1. Vendin e parë e zë Beyoncé, pasi ka shtuar 1M ndjekës.

Rikthehemi tek yjet tanë, por këtë herë me ata që kanë pësuar rënie në numrin e ndjekësve. Dhe fatkeqsisht, duket se lista mbetet gati e njëjtë:

2. Tea Trifoni, vijon të humbë ndjekës, këtë javë 2K.

1. Melisa Lleshi ka pësuar një rënie drastike ndjekësish me 7K.