Celebrities Live From Tirana

Kryeminstri Edi Rama kryeson në Instagram, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Gjesti renditet për këtë javë në vend të fundit, pasi ka humbur 2 mijë ndjekës. Nga 609K që kishte javën që lamë pas, tani ai numëron 607K. Rizarta Hoxha ka fituar këtë herë 1 mijë ndjekës më shumë, duke shkuar nga 134K në 135K.

Egli Tako ka fituar 2 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, nga 369K, tani ajo numëron 371K. Me po 2 mijë ndjekës të shtuar, rezulton edhe Françeska Murati. Nga 149K, tani Françeska ka shkuar në 151K në Instagram. Si për çudinë e të gjithëve, në vend të parë të “Social Top 5” për këtë javë, renditet kryeministri i vendit, Edi Rama. Ai ka fituar 4 mijë ndjekës brenda javës, duke shkuar kështu në 637K, në krahasim me 633K që kishte javën që lamë pas.