Aktualitet Music

Shuhet në moshën 80-vjeçare bateristi i “Rolling Stones”, Charlie Watts!

Bateristi i grupit të njohur muzikor “Rolling Stones”, Charlie Watts ka nërruar jetë në moshën 80 -vjeçare. Lajmin e bëri të ditur publicisti i tij. Në një deklaratë thuhej:

Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai vdiq paqësisht në një spital në Londër i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë me mirësi që privatësia e familjes së tij, anëtarëve të grupit dhe miqve të ngushtë të respektohet në këtë kohë të vështirë.

Gjithashtu shtonte se ai ishte “një burrë, baba dhe gjysh i dashur” dhe “një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij”. Lajmi vjen javë pasi u njoftua se Watts do të humbte datat e turneut të grupit në SHBA, për t’u shëruar nga një procedurë mjekësore e paspecifikuar. Watts mbushi 80 vjeç në muajin qershor dhe i ishte nënshtruar një procedure mjekësore për një sëmundje që nuk është bërë ende e ditur.

Një zëdhënës për shtyp erdhi me një deklaratë në “Twitter” duke thënë se bateristi duhet të pushojë dhe të shërohet. Watts u trajtua më parë për kancerin në fyt në vitin 2004. Ai ishte anëtar i Rolling Stones që nga janari i vitit 1963, kur u bashkua me Mick Jagger, Keith Richards dhe Brian Jones në grupin e tyre fillestar.