Celebrities Gossip

Shuma që Jeff Bezos dhuron në një event bamirësie shkakton zemërim te njerëzit!

Së fundmi, miliarderi Jeff Bezos po diskutohet pasi dhuroi 500,000 dollarë për bamirësi. Themeluesi i Amazon dhe e dashura e tij Lauren Sanchez ishin të pranishëm në “Pacific Design Center” (qendër për nevojat e komunitetit të dizajnit, argëtimit, artit etj.) në West Hollywood për një event bamirësie dhe shuma që ai dhuroi nuk u prit aspak mirë madje shkaktoi zemërim në rrjet.

Një burim i brendshëm për njeriun e dytë më të pasur në botë tha se:

Të gjithë prisnin që ai të dhuronte diçka, por ai nuk e bëri. Pastaj dikush dhuroi një milion dollarë. Dhe më pas, pak më vonë, Bezos dhuroi 500,000 dollarë. Nga dhoma dëgjohej një rënkim. Nëse dikush tjetër mund të dhurojë një milion, Jeff Bezos mund të dhurojë më shumë se një milion.

E të mendosh që Bezos mund fitojë rreth 142,667 dollarë në minutë. Rikujtojmë se së fundmi miliarderi Jeff ka blerë një shtëpi prej 78 milionë dollarësh në ishullin Hawaii, që shtrihet në një pronë prej 14 hektarësh, të rrethuar nga fusha lave vullkanike. “New York Post” ka konfirmuar se prona ka gjithsej 3 ndërtesa, 3 dhoma gjumi dhe 3 tualete.

Themeluesi i Amazon i ka shtuar kështu një tjetër pronë koleksionit të tij të pronave, që vlerësohen në rreth 500 milionë dollarë. Nuk dihet pse Bezos e bleu këtë pronë, por është mësuar se ka bërë edhe një donacion të madh për ishullin, në mënyrë që të ndihen pjesë e komunitetit.

Nuk mbetet me kaq. Mediat britanike kanë publikuar për herë të parë disa imazhe nga jahti i ri që do të ketë Bezos. Jahti 500 milionë dollarësh 127 metra i gjatë, u fotografua në kantierin detar të Zwijndrecht, në perëndim të Holandës, ku po përfundojnë dhe detajet e fundit. Ky jaht do të jetë më i madhi në botë. Ndërkaq, Bezos humbi vendin e tij si njeriu më i pasur në botë nga rivali i teknologjisë kozmike Elon Musk muajin e kaluar. Ai aktualisht ka një pasuri neto prej 197 miliardë dollarë.