Botë e Çuditshme

Shumë kafshë kanë humor, përfshirë edhe peshqit…/Studim!

Zakonisht, shkencëtarët janë të kujdesshëm ndaj atribuimit të emocioneve njerëzore tek kafshët. Megjithatë, pranohet gjerësisht se shumë kafshë kanë humor, duke përfshirë edhe peshqit. Në hulumtimin e ri të publikuar në Science, zbulohet se peshqit mund të dallojnë frikën tek peshqit e tjerë, duke shkaktuar frikë edhe tek ata, një veti e rregulluar nga oksitocina, i njëjti hormon përgjegjës, ndër të tjera, për ndjeshmërinë, dashurinë, kujdesin për njerëzit.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit fshinë gjenet e lidhura me prodhimin dhe thithjen e oksitocinës nga peshku zebra, një peshk i vogël tropikal që përdoret shpesh në kërkimet shkencore, i cili më pas u bë antisocial, duke mos arritur të zbulojë frikën ose të ndryshojë sjelljen e tyre në situata stresuese.

Kur këta peshq të modifikuar morën injeksione të oksitocinës, aftësia e tyre për të ndjerë dhe pasqyruar ndjenjat e peshqve të tjerë u rivendos. Ibukun Akinrinade, një neuroshkencëtar në Universitetin e Calgary dhe bashkëautor i studimit tha se:

Ata i përgjigjen frikës nga peshqit e tjerë. Në këtë kuptim, ata sillen njësoj si ne.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se peshqit zebra u kushtojnë më shumë vëmendje peshqve që kanë përjetuar më parë stres, një sjellje që studiuesit e krahasuan me “ngushëlluese”. Më parë mendohej se peshqit që zbukurojnë akuariumet e shumë shtëpive, hoteleve apo lokaleve kanë një hapësirë kujtese prej vetëm tre sekondash. Por shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, kanë vërtetuar se këta peshq kanë kujtesë të mirë dhe sens orientimi gjatë lundrimit.