Showbiz

“Si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti” / Vesa Luma reagon ashpër nëpërmjet postimit të saj!

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është shumë aktive në rrjete sociale, duke shprehur shpesh mendimin e saj lidhur me situata të ndryshme shqetësuese apo tema diskutimi. Vesa prej vitesh tashmë jeton në Zelandën e Re, por këtë vit ajo është rikhtyer në vendlindjen e saj. Ajo nuk ka ardhur vetëm, por e shoqëruar nga djali, Liam dhe bashkëshorti i saj.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto në Instastory ku duket aktori, muzikanti, aktivisti dhe njëkohësisht autori i njohur Çun Lajçi, ulur në një karrige me një tavolinë me libra që qëndron para tij. Vesa e shoqëroi fotografinë me fjalët:

Gjithë jetën ia kushton artit, teatrit, skenës, librave dhe në fund… Si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët e sidomos për një gjeneratë të tillë që kanë dhënë aq shumë për këtë vend!

 

Duhet pranuar se Vesa i ka munguar tregut të muzikës prej kohësh tashmë, kjo prej largimit të saj, por mesa duket kësaj do t’i vijë fundi pasi dashuria e fansave dhe mbështetja që merr në Shqipëri e Kosovë e kanë bërë atë të ketë dyshime nëse do të rikthehet në Zelandë apo jo. Një lajm i mirë vjen për fansat e saj, në fundvit ajo do të vijë me një koncert live ku të gjithë mund të marrin pjesë, por datat ende nuk është zbuluar.